Në Danimarkë, kritikohet marrëveshja me Kosovën për burgjet, ministri që e nënshkroi, Nik Hakerup, ka dhënë dorëheqje

Në Danimarkë, kritikohet marrëveshja me Kosovën për burgjet, ministri që e nënshkroi, Nik Hakerup, ka dhënë dorëheqje

Ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu.  më 26 prill ka nënshkruar traktatin për t’ia dhënë Danimarkës me qira 300 qeli në burgun e Gjilanit, por kjo marrëveshje është kritikuar në Danimarkë, madje ministri që e nënshkroi atë, Nuk Hakerup ka dhënë dorëheqje nga posti.  Marrëveshja është kritikuar nga disa organizata të fëmijëve në Danimarkë, që thonë se ajo mund t’i shkelë të drejtat e njeriut. Disa organizata thonë se mundësia që fëmijët t’i vizitojnë prindërit e tyre të transferuar në burgjet e Kosovës mund të komplikohet aq shumë sa mund të jetë në shkelje të të drejtave të njeriut. Kështu që marrëveshja politike për dhënien me qira të burgjeve në Kosovë rrezikon t’i dëmtojë fëmijët, vlerësojnë në Danimarkë. Fëmijët kanë të drejtë t’i vizitojnë prindërit e tyre, por mund të jetë aq e shtrenjtë dhe e rëndë sa rrezikojnë ta humbasin marrëdhënien me prindërit e tyre, shkruan Altinget. Marrëveshja me Kosovën është një nga veprimet e fundit të tani ish-ministrit të Drejtësisë, Nik Hakerup, i cili të dielën njoftoi dorëheqjen, duke thënë se do të merret me sfida të reja.  Këtë marrëveshje e ka lavdëruar skajshëm ministrja Haxhiu më 27 prill në Komisionin parlamentar për Integrime Europiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri Edi Rama, përshpejton krijimin e Komisionit Parlamentar të Posaçëm për Luftën kundër Dezinformimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar nevojën për një përparim të shpejtë në krijimin …