Në debatin e sotëm në Kuvend deputetët e opozitës, kanë akuzuar rëndë, kryeministrin e ri të Qeverisë

Në debatin e sotëm në Kuvend deputetët e opozitës, kanë akuzuar rëndë, kryeministrin e ri të Qeverisë

Në debatin e sotëm në Kuvend kanë folur kryesisht deputetët e opozitës, të cilët kanë akuzuar rëndë, kryeministrin e ri të Qeverisë së Kosovës,  Albin Kurti dhe koalicionin qeveritar. Tri partitë opozitare, PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma nuk kanë kursyer asnjë fjalë për ta sulmuar koalicionin dhe fjalën e paraqitjes së kryeministrit Albin Kurti. Ata kanë pasur vërejtje sidomos në premtimet që i paraqiti ai në Kuvend duke konsideruar se ato nuk do të mund të realizohen, madje as në një përqindje të vogël. Shumica e deputetëve të opozitës ka përdorur një gjuhë armiqësore, madje edhe fyese e diskredituese, duke i përkujtuar Kurtit të gjitha veprimet gjatë kohës sa ishte në opozitë. Lidhur me këtë gjuhë tejet të vrazhdë ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, i cili u ka përkujtuar deputetëve se në raste të tilla e të ngjashme pozita ka ndërprerë punimet por ai ka propozuar një pushim për të vazhduara seanca me debatin e deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Më 17 shkurt platforma “Liria ka Emër” organizon protestë në mbrojtje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë

Me moton “Drejtësi, jo politikë”, do të protestohet më 17 shkurt në orën 14:00 në …