Në seancën e sotme të Kuvendit ka folur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ish-kryetari i Kuvendit

Në seancën e sotme të Kuvendit ka folur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ish-kryetari i Kuvendit

Në seancën e sotme të Kuvendit  ka folur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ish-kryetari i  Kuvendit në mandatin e kaluar. Ai ka thënë se Albin Kurti as nuk e njeh e as nuk e ndjen Kosovën qeverinë e së cilës pretendon ta udhëheqë. Ai ka përmendur protestat e Vetëvendosjes dhe kohën kur Kurti refuzonte flamurin e Republikës së Kosovës. Veseli tha se sot po votohet katër muaj pasi që nuk ka pasur përpjekje serioze nga dy partitë për të bërë qeverinë.   Sipas tij, nuk ka pasur parime e programe, por vetëm interes për karrige dhe pushtet, dhe se Vetëvendosje dhe LDK kanë zhgënjyer qytetarët ende pa e formuar qeverinë. Veseli tha se Albin Kurti e përdorë flamurin vetëm për interesa partiake, duke i përmendur atij kohën e protestave, që sipas Veselit, Kurti ka sulmuar policët më të mirë të shtetit të Kosovës. Ai tha se PDK do të mbrojë çdo pjesë të vendit, duke theksuar se këtë koalicion e sheh si koalicion të pazareve.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …