Në Debelldeh të Vitisë fillojnë punimet në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të një rruge

Në fshatin malor Debelldeh të Vitisë, kanë filluar punimet në rregullimin e rrugës me zhavorr nga lagjja “Qerimi” në drejtim të vendit të quajtur Kopilaqë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët e këtij fshati të cilët e falënderuan atë për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturorë. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të investoj në çdo cep të kësaj komune. Ai tha se përmes këtyre projekteve infrastrukturore po ju mundësohet qarkullimi më i lehtë i qytetarëve. Përndryshe gjatë ditës se djeshme kanë filluar edhe punimet në rregullimin e rrugës Gjylekar-Stubëll të Poshtme por edhe në rivitalizimin e rrugës 10 kilometra Letnicë-Ramnishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …