Më 30 tetor 2019, ditë e merkurë në ora 14:00, në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, promovohet libri ,,Resurset Malore të Deçanit dhe Turizmi’’ (Monografi) e Prof. Adem Lushajt. Promovimi i monografisë bëhet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj, ku të pranishëm do të jenë personalitete të fushës së kulturës dhe artit, ambasadorë, recensentët dhe botuesit të Monografisë, dashamir të fjalës së shkruar , njohës të fushës së turizmit etj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
