Markoviq: Marrëveshja e Demarkacionit Kosovës - Mali Zi është ratifikuar nga dy shtetet dhe kjo çështje është e mbyllur

Dushko Markoviq: Marrëveshja e Demarkacionit Kosovës – Mali Zi është ratifikuar nga dy shtetet dhe kjo çështje është e mbyllur

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është ratifikuar në Kuvendet e dy shteteve dhe kjo çështje, sipas tij, është e mbyllur. Ai deklarimet për çëshjen e demarkacionit i ka bërë duke komentuar edhe deklaratat e Albin Kurtit, lidhur me atë se çështja e demarkacionit me Malin e Zi nuk është e mbyllur. Ai ka shtuar se ndjehet i lumtur për mesazhet pozitive, që fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, i ka dërguar në drejtim të shtetit të tij. “Mali i Zi është gjithmonë i gatshëm për dialog, gjithmonë i gatshëm për të dëgjuar palën tjetër, por natyrisht edhe për të mbrojtur pozicionin dhe interesin e vet pa kompromis dhe në vazhdimësi”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej …