Në Deçan u mbajt takimi rajonal i Këshillave te Prindërve te Kosovës

Në komunën e Deçanit u mbajt takimi rajonal i Këshillave te Prindërve te Kosovës, ku morën pjesë përfaqësues të komunave nga rajoni i Pejës: Klina, Istogu, Deçani dh Juniku. Takimi u organizua nga Këshilli i Prindërve te Kosovës i përkrahur nga GIZ –i Gjerman dhe komuna e Deçanit, e në veçanti  Drejtoria Komunale e Arsimit. Fillimisht takimin e hapi kryetari i Këshillit të Prindërve të rajonit të Pejës Prof.Mr. Burim Bruqaj, ku përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti , si dhe i njoftoj pjesëmarrësit më qëllimin e takimit. Drejtori i Arsimit të Deçanit, Qazim Maloku, në emër te institucionit komunal dhe kryetarit te komunës Bashkim Ramosaj përshëndeti të pranishmit, duke i informuar për bashkëpunimin reciprok në mes të Këshillit te Prindërve dhe DKA-së. Kryetari i Këshillit të prindërve të Kosovës  Ymret Reshiti, me anë të një prezantimi e tregoj rolin dhe rendësin e Këshillave te Prindërve, dukë i  informuar të pranishmit për zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e Këshillit të Prindërve, njëherit  kërkoj të thellohet bashkëpunimi Shkollë-DKA-MAShT. Ndërsa zyrtari i arsimit Prof. Zeqë Malaj, kërkoj nga kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, që të ngrit zërin ne institucionet më të larta të shtetit për nxënësit e klasave të para, që të ju lehtësohet bartja e teksteve shkollore nga shtëpia në shkollë duke i reduktuar këto tekste, sepse çdo nxënës minimum mban në supet e tyre 10 kg peshë nga shkolla ne shtëpi dhe anasjelltas. Po ashtu njoftoj të pranishmit rreth ecurisë së testit të Arritshmerisë, Maturës, dhe Testit PISA! Takimi u përmbyll me diskutime nga pjesëmarrësit.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …