Në Deçan u organizua ecje simbolike për sensibilizim kundër kancerit të gjirit  

Numri i të prekurve nga kanceri i gjirit po rritet për çdo vit, është mjaft shqetësues dhe me shqetësime të tilla po përballet edhe Kosova dhe secila komunë, kështu  është thënë të martën në takimin e organizuar dhe ecjen simbolike në Komunën e Deçanit. Ky aktivitet është organizuar nga Zyrtarja për Barazi Gjinore Zoje Sejfijaj, ku kësaj ecje ju bashkuan Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Ibrahim Selmonaj, Kryetari në ardhje i Deçanit Bashkim Ramosaj, Mjek, zyrtar komunal, zyrtare policore, përfaqësues të gjykatave, dhe shumë aktiviste nga të gjitha profesionet pa dallime partiake. Më këtë rast Zyrtarja për Barazi Gjinore Zoje Sejfijaj, bëri të ditur se rritja e numri të prekurve më kancer është alarmante, andaj duhet një vetëdije më e madhe nga institucioni shtetërorë. Kjo ecje ka për qëllim sensibilizimin dhe vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri i gjirit, si dhe nxitjen e institucioneve përgjegjëse për krijimin e kushteve më të mira për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe përmirësimin e kushteve të trajtimit në Kosovë. Kjo fushatë ka qëllimin më të mirë dhe përkundër sfidave të shumta, e bëmë realitet synimin që informata për kancerin e gjirit të arrijë në çdo shtëpi, te çdo grua, me fjalën e gjallë, me informata të ekspertëve mjekësorë, me fletëpalosje, broshura ku çdo nënën dhe çdo grua tashmë e din se zbulimi i hershëm është shërim. Aktualisht, në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në nëntëmujorin e vitit 2017, ka pasur 1.128 raste të trajtuara nga kanceri. Vetëm nga kanceri në gji, gjatë këtij nëntëmujori, janë trajtuar 450 raste, ndërsa statistika të sakat për komunën e Deçanit nuk posedojmë.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …