leoni

Në Deçan u zhvilluan garat sportive në Hendboll

Nën organizimin e Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike në Deçan, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe përkrahur edhe nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, u zhvilluan garat sportive në Hendboll, në kuadër të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët! Ditën e martë me 20.04.2021 u mbajtën garat në Hendboll-Meshkujt, ishin 7 ekipe pjesëmarrëse. Ndërsa, të mërkurën, 21.04.2021 u mbajtën garat për Vajza, 6 ekipe pjesëmarrëse. Vendin e parë nga ekipet e meshkujve e zuri ekipi i SHFMU “Bajram Curri” Strellc i Epërm. Vendi i dytë SHFMU “Dëshmorët e Kombit” Strellc i Ulët. Ndërsa nga garat e ekipeve të vajzave, Vendi i parë i takoj SHFMU “Maxhun Çekaj” Irzniq. Vendi i dytë SHFMU “Sylejmon Vokshi” Prejlep. Ekipeve fituese ju urua suksese në garat regjionale, që të përfaqësojnë Komunën e Deçanit sa më mirë. Me datë 23.04.2021, ditën e premte në palestrën sportive të qytetit të Deçanit do të zhvillohen garat regjionale në Hendboll. Një falënderim i veçantë shkon për Lojtarët e Klubit të Hendbollit Deçani, të cilët ndanë drejtësinë, duke referuar të gjitha ndeshjet e zhvilluara!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …