Në Drenas zbulohen shtatoret e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Në Komunën e Drenasit, në sheshin “Fehmi Lladrovci”, është mbajtur manifestim me rastin e zbulimit të shtatorëve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Llavdrovci, në praninë e udhëheqësve të lartë shtetëror të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, përfaqësues të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë, si dhe qytetarë të shumtë. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është paraqitur me një fjalë rasti, ku ka theksuar se nga sot, jo vetëm Drenasi, po krejt Drenica dhe Kosova, ka më shumë hijeshi e madhështi. “Sepse përjetësia e Bacës Fehë e Dadës Xhevë, i dedikohet shekujve, i dedikohet gjeneratave të tashme e të ardhme të kombit tonë, se si jetohet e vdiset për atdhe, ashtu si Komandanti ynë legjendar Adem Jashari. Kur mblidhen fijet e kujtesës dhe të kaluarës tonë që tashmë janë pjesë e historisë, Gjeneral nënkolonel Fehmi Lladrovci dhe Gjeneral major Xhevë Krasniqi Lladrovci, janë mostra e idealeve tona, si fitohet liria si mbrohet jeta dhe qenia jonë kombëtare. Janë personazhe sikur të zbritur nga këngët heroike, për ta ndalë një ushtri, për ta ndalë ushtrinë gjakatare serbe”, ka theksuar kryetari Jashari, për të vazhduar në këtë ditë madhështore për Drenasin, Drenicën dhe kombin tonë, pas 20 vitesh të gjata, na u kthyen në bronz Baca Fehë e Dada Xhevë, Heroi ynë dhe Heroina jonë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …