Në Ferizaj, mbahet “Sofra Tradicionale”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Kulturës”, sonte në sheshin e qytetit në Ferizaj, është mbajtur “Sofra Tradicionale” nga ansambli “Kastriotët” dhe grupi i folklorit. Në këtë aktivit ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani me bashkëpunëtorët e saj, si dhe shumë mysafirë të tjerë. Më këtë rast qytetaret ferizajas patën rastin që të argëtohen me këngë të folklorit të realizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” si dhe grupi i folklorit. Manifestimet “Ditët e Kulturës”, do të mbahen edhe nesër me ç’rast do të organizohet ecje me grupet bjeshkatare alpinistë,  në bjeshkët e Jezercit, ndërsa në orën 15:00 në teatrin “Adriana” do të mbahet festivali për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar”.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz që luajnë instrumente muzikore, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …