Në fshatin Çifllak, nis ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare

 

Në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Në ceremoninë e nisjes së punimeve i pranishëm ishte kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi,  zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, nënkryetari Fatmir Iska, drejtori i shëndetësisë Samir Mustafa,  drejtori i financave Afrim Limani dhe banor të këtij fshati. Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e fillimit të punimeve, kryetari Latifi u shpreh se një projekti i tillë në këtë fshat ka qenë i domosdoshëm të ndërtohet dhe se banoret e kësaj ane, do të kenë qasjen e tyre më të lehtë në shëndetësi, si një sektor jetik për mirëqenien e qytetarëve. Vlera e projektit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, buxhetit të komunës së Rahovecit do ti kushtoj 82,996 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …