Në fshatin Radivojcë të Vitisë po asfaltohet rruga e Tërpezëve

Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve infrastrukturore në të gjitha lokalitetet e kësaj komune. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot punimet në asfaltimin e rrugës së “Terpezëve” në fshatin Radivojcë të Vitisë. Banorët e këtij lokaliteti falënderuan kryetarin Haliti, për këtë projekt infrastrukturor. Kurse kreu i kësaj komune potencoi se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të krijoj lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Ai tha se krahas projekteve në fushën e infrastrukturës po punohet edhe në fushat e tjera të cilët sipas tij kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …