Në fshatin Xërxe kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve fushore

Kërkesë e kamotshme dhe e domosdoshme e bujqve të komunës së Rahovecit të cilët me vite të tëra janë përballur me vështirësitë e lëvizjes dhe punës së tokave (arave) të tyre, ka qenë rregullimi i rrugëve fushore, e që fermerëve do t’ju mundësonte qasje më të lehtë për kryerjen e punëve agroteknike. Andaj, komuna e Rahovecit duke marrë parasysh këto kërkesa, ka filluar punimet për rregullimin e rrugëve fushore në fshatin Xërxe. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi përmes një postimi të tij në facebook ka thënë se, do të vazhdojë të punojë me përkushtim maksimal, në rregullimin e infrastrukturës publike, gjë që fermerëve tanë të vyeshëm, do t’ju krijojë lehtësira për t’i punuar tokat e tyre!

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …