Ramush Haradinaj

Haradinaj: Hoti ka gabuar në mënyrën se si ka shkuar të takohet me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajcak

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kritika për mënyrën se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka udhëhequr me dialogun. Haradinaj ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka bërë gabime në mënyrën se si ka shkuar të takohet me të dërguarin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. “Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve. Tërë kohën po deklarohet për 17 fshatra atje, deklarata të cilat janë të panevojshme”, tha ai. “Hoti bëri gabime në Bruksel. Ai shkoi dhe i bëri punë Lajcakut. Tërë mënyra se si u prit ai atje ishte gabim”.  Haradinaj ka kritikuar edhe për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog. “Po ta dija se do të kishim përsëri dialog teknik dhe koordinatorë do të thërrisja Edita Tahirin. Ajo ka qenë negociatore shumë e mirë. Nuk ka asnjë gabim në marrëveshjet që ka lidhur ajo. Por ajo kohë ka shkuar. Tash duhet të kemi dialog politik”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …