FSK

Në FSK u mbajt Manifestimi qendror i Epopesë së UÇK-së

Manifestimi qendror në kuadër të shënimit  të ‘’Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’, nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u mbajt sot në Kazermën ,,Adem Jashari’’, të Komandës së Forcave Tokësore, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Prishtinë. Në ceremoninë e sotme në FSK, ishin të pranishëm: Presidentja Atifete Jahjaga, Kryparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, Presidenti i sapozgjedhur Hashim Thaqi, Ministri i FSK-së, Haki Demolli, vëllai i Heroit Adem Jashari, Rifat Jashari, ministra të Qeverisë së vendit, Ambasadorë, Atashe,  si dhe përfaqësues institucional dhe shtetërorë e mysafirë të tjerë. Për nderë të shënimit të 18 vjetorit të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari si edhe të gjithë të rënë për liri dhe pavarësi, para kuadrateve të rreshtuara parakaloj presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Pas intonimit shtetëror dhe kombëtar, udhëheqja me e lartë e shtetit; Presidentja Atifete Jahjaga, Krye parlamentari Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, Ministri i FSK-së, Haki Demolli dhe Komandanti i Forcë së Sigurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama vendosën kurorë lulesh tek Obelisku i dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare dhe dëshmorëve të të gjithë brezave.

 Me këtë rast, Kryetarja e shtetit, zonja Jahjaga duke përshëndetur të pranishmit tha se: ,, 5 Marsi është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, që përmbledh sakrificën, mençurinë e përkushtimin për ta jetësuar idealin e gjeneratave të tëra për një shtet, pra kjo është dita e Kosovës – dita kur kremtojmë lirinë, një lindje të re për qytetarët e shtetit të ngritur mbi themelin e barazisë’’.  Më tej e para e vendit, zonja Atifete Jahjaga shtoi se,, Kosova është një realitet i pakthyeshëm; një paqe e fituar pas një lufte të gjatë e të rëndë; një liri për të cilën është sakrifikuar; një miqësi e përjetshme me ShBA-në që kanë qëndruar kaq pranë nesh në secilin kapitull të shtet ndërtimit tonë. Kosova është vlera e shtuar e stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm në rajon, një forcë e pazëvendësueshme e fqinjësisë, garantuese e paqes për të gjithë, që hap rrugën e integrimeve’’.

 Në fund Presidentja Jahjaga u shpreh lartë për FSK-në, Ajo tha:  ,,Sot është festë për ju pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që keni përmbledhur me sukses prej shumë muajsh punën tuaj në ndërtimin e një force të re mbrojtëse e që po prisni, ashtu si edhe të gjithë qytetarët e tjerë, ta realizoni ëndrrën tuaj. Forca e Armatosur e Kosovës është e ardhmja e juaj, e ardhmja jonë e përbashkët, e ardhmja e shtetit të Kosovës!’’.

Në nderim të Epopesë së UÇK-së, në Manifestim për nderë të 18 vjetorit të rënies së Komandantit legjendar Adem Jashari, me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama i cili para kuadrateve dhe forcave që Ai drejton si dhe para udhëheqësve institucional e shtetëror mbajti një fjalë rasti. Gjeneral Rama ndër të tjera tha se: ,,Një komb që nuk di të vlerësojë të kaluarën, ai nuk mund të ketë as të ardhme të sigurt’’. Ne, shtoi gjeneral Rama duhet të ndërtojmë identitetin dhe  vlerat tona, që dalin nga historia e lavdishme e popullit tonë’’. Më tej gjenerali shtoi se: ,,Duke mësuar nga e kaluara dhe duke mësuar nga shembujt e botës demokratike, të ndjekim traditën, “Nderojmë të kaluarën dhe ndërtojmë të ardhmen”.

Me këtë moto, tha Komandanti i FSK-së,  Forca e Sigurisë së Kosovës është duke punuar që të ndërtoj një forcë profesionale, që është në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo Forcë, tha general Rama ,,do të ndërtohet mbi vlerat tona kombëtare, dhe vlerat euroatlantike e perendimore. Kjo forcë do të jetë e ndërveprueshme me gjithë partnerët tonë, dhe e gatshme që të dal në ndihmë gjithë qytetarëve të Kosovës’’.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, para të pranishmëve tha  gjithashtu se ,,është në duart tona, që me përkushtim të avancojmë drejt ndërtimit të vendit, institucioneve, dhe që të jemi të zot të këtij vendi, duke ndërtuar perspektivë për gjeneratat e reja’’. Në fund, general Rama tha se ,,Është në duar tona që amanetin e të rënëve të shtyejmë përpara me përkushtim, se vetëm kështu nderojmë gjakun e derdhur dhe nderojmë të rënët me gjenerata të tëra’’, duke thirrur për lavdi siç tha Ai, ,, Lavdi familjes Jashari; Komandantit legjendar Adem Jashari; dëshmorëve të UÇK-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit.

 Minifestimin e nderoi edhe përfaqësuesi i Familjes Jashari, vëllai i Komandantit legjendar Adem Jashari, zotëri Rifat jashari  i cili tha se: ,, duhet të jemi sy qelë në mënyrë që ta ruajm gjakun e bijëve dhe bijave tona, ta qojm përpara amanetin për të cilin ranë dëshmorët e kombit të të gjithë brezave.  Në fund, Rifat jashari thirri për unitet në mënyrë që siç tha Ai çdo sfide do ta kalojm më me lehtësi. Në fund të ceremonisë Bendi muzikor i FSK-së ekzekutoi disa melodi intrumentale me motive nga tradita, rezistenca dhe kultura e vendit tonë. ( R.Z- FSK)

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …