Gjykata Speciale

Në Gjykatën Speciale është caktuar paneli që do të merret me apelin e krerëve të UÇK-së për disa defekte në aktakuzat kundër tyre

Në Gjykatën Speciale është caktuar paneli që do të merret me apelin e ish-krerëve të UÇK-së për disa defekte në aktakuzën ndaj tyre. Paneli i Apelit është caktuar nga kryetarja,  Ekaterina Trendafilova, e cila emëroi gjyqtarët: Mishele Picard, Emilio Gatti, Nina Jorgensen.

Rexhep Selimit, Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit iu ka  lejuar që për disa çështje të ngritura nga ta, të apelojnë vendimin në mocionet që pretendojnë defekte në formën e aktakuzës ndaj tyre.

Vendimi është marrë nga gjyqtari francez i procedurës paraprake, Nicollas Gyju.

Rexhep Selimit i është lejuar apeli për çështjet nga tre deri në shtatë.

Jakup Krasniqit i është lejuar apeli i çështjeve të parë, dytë, pestë, gjashtë, shtatë, nëntë dhe 10. Po ashtu, Jakup Krasniqit iu ka  lejuar apeli në  çështjen tre dhe katër si të riformuluara.

Ndërkaq, Hashim Thaçi iu ka lejuar apeli nga çështja tre deri në çështjen gjashtë, si dhe nga nëntë deri në 15. Gjykatësi paraprak ka refuzuar që të jap leje për apelim për çështjen e parë dhe të dytë të Selimit, për çështjen e tetë të Krasniqit, si dhe për çështjen e parë, dytë, shtatë dhe tetë të Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …