Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale, në Hagë u fol lidhur me inskenimin e vrasjes së 6 të rinjve serbë në një kafene në Pejë, 25 vjet më parë

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë është folur lidhur me inskenimin e vrasjes së gjashtë të rinjve serbë, në një kafene në Pejë, i njohur si rasti “Panda”. Për vrasjen e të rinjve serbë atë kohë ishin akuzuar shqiptarët. Lidhur me këtë rast është marrë në pyetje dëshmitarja, Sandra Mitchell, nga avokati i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, Gregory Keohe. Ai  e ka pyetur dëshmitaren nëse e dinte se operacioni me vrasje në “Panda” ishte një operacion i rrejshëm me motivin që ky krim t’i atribuohet UÇK-së. Incidenti në veçanti tërhoqi vëmendjen e ndërkombëtarëve më 14 dhjetor të vitit 1998. Kryerës të paidentifikuar kryen vrasjen e 6 serbëve të rinj të Kosovës në kafenenë ‘Panda’ në Pejë”, ka lexuar  në raportin e OSBE-së, avokati  Keohe, ndërsa dëshmitarja, Sandra Mitchell ka thënë se i kujtohet si incident. Ajo është përgjigjur se këto ishin vetëm pretendime, por pretendime të mirëbazuara që kërkonin hetim të mëtejshëm. Avokati ia ka kujtuar dëshmitares edhe deklaratën e politikanit serb, Vuk Drashkoviq, i cili i kishte thënë një gazete serbe se autoritetet e Serbisë me urdhër të Sllobodan Millosheviqit e kanë orkestruar këtë operacion. Dëshmitarja Mitchell ka mohuar të ketë njohuri për një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …