Pjetër Shala

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon procesi gjyqësor kundër eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, edhe sot po  vazhdon procesi gjyqësor kundër eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala.  Gjykimi kundër tij ka filluar më 21 shkurt të këtij viti  në kohën  kur Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij. Dëshmitari i parë ka filluar paraqitjen e tij më 27 mars dhe e ka përfunduar më 28 mars, dëshmitarja e dytë ka filluar dëshminë më 28 mars dhe e ka përfunduar më 29 mars, dëshmitari i tretë ka filluar më dëshminë më 29 mars dhe e ka përfunduar më 30 mars, në të njëjtën ditë me dëshmitarin e katërt. Luftëtari i lirisë së Kosovës, Pjetër Shala u arrestua më 16 mars  të vitit 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim nga Gjykata Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …