Bashkimi Evropian është në pritje të Kosovës dhe Serbisë, për të ecur para në propozimin evropian për Asociacionin

Bashkimi Evropian është në pritje të Kosovës dhe Serbisë, për të ecur para në propozimin evropian, i cili, është pranuar në parim nga Albin Kurti e Aleksander Vuçiqi dhe duhet të zbatohet pa parakushte. Ajo që në këtë fazë po i kërkohet Kosovës është statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Zyrtarë të BE-së theksojnë se propozimi i ri për themelimin e Asociacionit është i balancuar. Një propozim i ri evropian për avancimin e zbatimit të Marrëveshjes për ‘Rrugën drejt Normalizimit’ tashmë është në tavolinën e Kosovës dhe Serbisë. Ajo çka i është kërkuar Kosovës me urgjencë, ka qenë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Megjithatë, përmbajtja e cila u është dorëzuar palëve vazhdon të jetë sekret. Për këtë edhe kryeministri Albin Kurti foli gjatë raportimit në Kuvend për dialogun e ku tha se i është kërkuar të mos flasë në detaje. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thekson se në takimin e 26 tetorit, në Bruksel, palët kanë pranuar propozimin e liderëve evropianë. Në takim palët sinjalizuan gatishmërinë ‘parimisht’ për ta pranuar këtë propozim evropian, por të dyja kishin parakushte që të ishin të papranueshme nga pala tjetër. Ne presim që kjo gatishmëri të çojë në zbatim pa vonesa të mëtejshme. Parakushtet nuk janë të pranueshme”, tha Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …