Gjykata Themelore Prishtinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot u shpall aktgjykimi i pafajësisë në rastin e rigjykimit të Emrush Thaçit e Nexhib Shatrit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot u shpall aktgjykimi i pafajësisë në rastin e rigjykimit ndaj të akuzuarave Emrush Thaçi dhe Nexhib Shatri për arratisjen nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës të tre të paraburgosurve, Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha, që si pacientë ishin shtrirë në Spital. Për këtë  rast seanca e fundit ishte  mbajt më 16 shkurt,2015.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 4 prill 2020 kishte shpallur aktgjykimin në rastin e arratisjes së ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut dhe të tjerëve nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës e cila kishte ndodhur në vitin 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”. Për këtë arratisje nga QKUK, gjykata e kishte liruar nga akuza Lushtakun, por e kishte dënuar me të holla për dy arratisje të tjera që kishin ndodhur më 21 gusht 2015 dhe më 22 shtator 2015. Përveç Sami Lushtakut, me nga 1 mijë euro gjobë ishin dënuar edhe gardianët të cilët kishin qenë në përcjellje të Lushtakut, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmeti dhe Xhevdet Zena. Ndërsa të gjithë të akuzuarit tjerë,  Mërgim Lushtaku, Emrush Thaçi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Dardan Geci, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj dhe Argjent Behramaj, ishin liruar nga akuza.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …