Në Han të Elezit Inaugurohet monumentit “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”

Në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit është bërë inaugurimi i monumentit “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”, në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre nga regjimi serb në vitin 1999. Folës në këtë ngjarje përkujtimore ishin anëtarët e Këshillit organizativ. Në emër të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur, Jahja Lluka- kryetar, në emër të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH) Dr. Skender ASANI-drejtor dhe Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma. Në fjalimin e tyre ata theksuan se monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që do të shprehë më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur”. Nikoqir i kësaj ngjarje, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, tha se të flitet për të gjitha ato zhvillime të vitit 99 nuk do të ishte e tepërt, por as një here nuk duhet të harrojmë sakrificën e mbi 500.000 njerëzve që përjetuan tmerrin e eksodit të Marsit, Prillit, e Majit të vitit 99, pikërisht në këtë vend. Këtu sot edhe po e inaugurojmë këtë muri të kujtesës si dëshmi historike për të gjitha viktimat e eksodit. Kryetari Suma nga ky vend ju bëri ftesë institucioneve qendrore që sa më parë Shteti i Kosovës të ngrisë padinë kundër Serbisë. Ai tha se 22 vite pas kësaj ngjarje në vend se drejtësia ndërkombëtare të merret me kriminelët Serb që shkaktuan këtë eksod, ajo merret me Çlirimtarët që u vunë në mbrojtje të popullit të vet. Mozaiku që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, sot kishte edhe vetë dëshmitarët e gjallë, nënë Sherife Luta dhe të bijën Besiana Luta, e cila tashmë ka 22 vite.

“Murin e Kujtesës” e shpalosën anëtarët e Këshillit organizativ:

Jahja Lluka, Dr. Skender ASANI, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, Sherife Luta me të bijën Besiana Luta dhe arkitekti i kësaj vepre Luan Tashi. Pas shpalosjes së “Murit të Kujtesës” është bërë edhe inaugurimi i Parkut të Qendrës përkujtimore në kompleksin “Bllaca 99” me emrin e ideologut Hasan Prishtina. Për më meritorët që kontribuan për këtë monument u ndanë “Mirënjohje” ndërsa prezent ishin personalitete të shquara shtetërore e institucionale nga Prishtina, Shkupi e Tirana.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …