Në Irzniq filluan punimet në ndërtimin e kanalit të Ujitjes

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e kanalit të ujitjes “Kanali i Durakut” në fshatin Irzniq, një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e fshatit. Sipas kryetarit Ramosaj ky kanal do të mundësojë furnizimin me ujë të pjesës më të madhe të fshatit, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e kushteve për bujqësi.

Ta gëzojnë të gjithë banorët, ka shkruar kryetari Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …