Në Junik fillon viti i ri shkollor 2017/2018

Viti i ri shkollor 2017/2018 ka filluar të hënën në të gjitha shkollat e Junikut. Me këtë rast kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët ,,Edmond Hoxha” në Junik. Me këtë rast kryetari Kuçi i ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e vitit të ri shkollorë si dhe ka takuar stafin drejtues të shkollës dhe mësimdhënësit, duke kërkuar angazhim dhe përkushtim maksimal në procesin edukativo arsimor gjatë vitit në vijim. Kryetari Kuçi është shprehur i kënaqur me përgatitjet që kanë bërë shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Junikut vazhdon të jetë e përkushtuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, pasi arsimimi cilësor i fëmijëve vazhdon të jetë prioritet i institucioneve lokale të Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …