Në Klinë filluan punimet në asfaltimin e dy rrugëve – 15 shtator 2016

Në qytetin e Klinës, të enjten kanë filluar punimet në asfaltimin e dy rrugëve,  rrugës “Mic Sokoli” me gjatësi prej 179 metra dhe rruga “ Kuvendi i Lezhës”  me gjatësi prej 268 metrave, në ceremoninë e fillimit të punimeve ishte edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Këto dy rrugë  pritet të përfundojnë sipas planit dinamik prej 13 ditësh. Punimet do të kryhen nga kompania  “NN Mirusha”.

Kostoja e këtij projekti është  19.222.20 euro, financuar nga Komuna e Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …