Digjitalizohet shkolla e Bellanicës

 

Në Komunën e Malishevës, procesi mësimor ka filluar në të gjitha shkollat, mirëpo e veçantë e këtij viti, është edhe një pilot projekt i ri, i digjitalizimit të shkollave,  ku nxënësit përveç mësimit që do ta marrin përmes shpjegimit klasik, do të kenë mundësi që të mësojnë edhe përmes monitorëve të vendosur në klasa. Kjo formë e mësimit ka filluar të aplikohet në Sh.M.U. “Ismail Qemaili” në Bellanicë.

Po ashtu kjo shkollë, ka përfituar edhe një kabinet të informatikës, falë një donacioni nga mërgimtari Bashkim Ferat Shala nga Guncati, i cili ka kompletuar kabinetin e informatikës me kompjuter, në mënyrë që nxënësit të mësojmë në mënyrë praktike.

Për këtë qëllim, këtë shkollë, e kanë vizituar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, të cilët janë njoftuar me këtë formë të re të organizimit të mësimit. Me këtë rast, kryetari Begaj dhe drejtori Morina, i kanë përgëzuar mësimdhënësit dhe nxënësit, për këtë formë moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Po, ashtu Begaj, Morina, dhe drejtori i shkollës Isuf Sertolli, e kanë falënderuar bashkatdhetarin Shala, për këtë ndihmë në kompletimin dhe futjen në funksion të kabinetit të informatikës, si dhe për ndihmën e vazhdueshme të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …