U prezantua Plani Zhvillimor Komunal 2017-2025 për Malishevën

Në Malishevë, është bërë prezantimi i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) 2017-2015. Nga e enjta ky dokument strategjik për zhvillimin e Komunës së Malishevës, do të jetë në diskutim publik. Përndryshe PZHK, u vlerësua si një dokument shumë mirë i përgatitur, ndërsa sipas folësve, Malisheva, është komuna e parë që e harton këtë plan zhvillimor, në hartim të plotë me ligjin e ri për planifikim hapësinor.

Fillimisht, kryetari i Komunës së Malishevës, i falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në hartimin e PZHK, duke filluar nga ekipi i ekspertëve komunal, pastaj UNHABITAT-in, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPLH) dhe të tjerët. Ndërsa këtë dokument e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Malishevës.

Suzana Godanci nga MMPH, tha se kjo i paraprinë miratimit të një prej dokumenteve më me rëndësi për Malishevën, si dhe tha se Malisheva është komuna e parë që e bënë këtë planifikim në bazë të ligjit të ri dhe gjithëpërfshirës.

Edhe Gwehdoline Mennetrier nga UNHABITAT, e vlerësoi lartë punën profesionale të ekipit që ka hartuar këtë plan zhvillimor dhe vet këtë dokument e quajti si shumë të rëndësishëm, ndërsa edhe kjo tha se Malisheva është komuna e parë që e harton këtë plan në bazë të ligjit të ri për planifikim hapësinor.

Drejtori i Urbanizmit, Ahmet Morina e vlerësoi planin si nj dokument me rëndësi të veçantë, që do ta ndihmoj zhvillimin e Malishevës dhe i ftoi të gjithë, që të japin kontributin e tyre në përfundimin e këtij dokumenti me rëndësi.

Më pas, inxhinierja Valdete Morina, udhëheqëse e ekipit komunal që ka hartuar PZHK, e bëri prezantimin e këtij plani, duke filluar nga procesi i hartimit e deri në hartimin përfundimtar, gjendja ekzistuese, objektivat, sfidat dhe të gjithë planin e hartuar nga ekipi komunal. Po ashtu, Morina, tregoi se nga sot, ky plan, është në shqyrtim publik dhe njoftoi që i gjithë plani është i publikuar në ueb faqen e komunës, ndërsa qytetarët, shoqëria civile dhe të gjitha grupet e interesit, mund të japim mendimet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre përmes postës elektronike, ose direkt në zyrat komunale. Gjithashtu, u bë e ditur se dëgjime publike do të mbahen edhe në katër vendbanime tjera të Malishevës dhe në fund, do të merren të gjitha mendimet e dhëna, për ta hartuar dokumentin final, para miratimit në Kuvendin e Komunës dhe në fund, do të bëhet kërkesa për pëlqim në MMPH.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …