Në Mitrovicë nën mbështetjen e OSBE-së u mbajt diskutimi për Draft-buxhetin e vitit 2017-2019

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe drejtorët e drejtorive komunale, kanë shqyrtuar në një takim, të mbështetur nga OSBE-ja, Draft-buxhetin e vitit 2017 dhe parashikimet për  vitet 2018 dhe 2019 duke u bazuar në limitet e përcaktuara buxhetore sipas Qarkores Buxhetore 2017/02 për Komunat.

Në këtë takim kane marrë pjesë zyrtar nga Qendra Rajonale e OSBE-së në Mitrovicë, përfaqësues te organizatave dhe shoqëria civile.

Draft-buxhetin e ka paraqitur, Adem Fazliu, zyrtar kryesor financiar në komunën e Mitrovicës.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Bislim Imeri, duke e mbështetur draft-buxhetin e paraqitur, ka kërkuar që ai të shqyrtohet shumë seriozisht dhe sa më gjerësisht në mënyrë që në fund të përfshij të gjitha propozimet më prioritare dhe më të nevojshme, të bëra gjatë diskutimit të mëparshëm publik dhe të respektohen procedurat e kërkuara.

Në vazhdim anëtaret e KPF-së dhe drejtorët e drejtorive patën mundësin e parashtrimit të vërejtjeve dhe sugjerimeve në mënyrë që  të realizohen projektet e propozuara nga qytetarët.

Buxheti komunal për vitin 2017 parashihet të jetë 16,684,897.00 euro. Ai do të përbehet nga grandi i përgjithshëm në shumë prej 5,502,427.00 euro, grandi specifik për arsim 6,964,598.00 euro, grandi specifik për shëndetësi 1,780,940.00 euro dhe të hyrat vetjake në shumë prej 2,436,932.00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …