Në Klinë organizojnë Debat Publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e rrugës Nacionale N9

Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë organizojnë Debat Publik për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zgjerimin e rrugës Nacionale N9, Prishtinë – Pejë, segmenti Kijevë – Zahaq.

Me këtë rast njoftohet publiku i interesuar se më datën 6 nëntor në ora 15:00, në sallën e kuvendit komunal të Klinës, në Klinë do të organizohet debat publik, ku pjesëmarrja e qytetarëve do të ndihmojë në implementimin e Projektit të ndërtimit të kësaj rruge Nacionale, e cila do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të komunës së Klinës dhe jo vetëm të kësaj komunë por edhe tërë Kosovës e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …