Në komunën e Deçanit ka rënie të rasteve të dhunës në familje krahasuar me komunat tjera

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan u mbajt një takim i përbashkët mes Policisë së Kosovës, MPB-së, ICITAP-it, EVSB-së, FSK-së, zyrtarëve komunal, nxënësve të shkollave, drejtorëve, mësimdhënësve, zyrtar nga qendra për punë sociale dhe OJQ-ve. Temë e këtij takimi ishte ,,Ndihmo në parandalimin dhe luftim të trafikimit me njerëz dhe parandalo dhunën në familje”. Në emër të Institucionit Komunale dhe kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, foli drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, duke i falënderuar organizatorët për një takim të tillë me një temë mjaft të ndjeshme por edhe vetdijesuese. Nga ky takim u tha se marrë në përgjithësi në komunën e Deçanit, ka rënie të rasteve të dhunës në familje po ashtu asnjë raste nuk është raportuar lidhur më trafikimin me qenie njerëzore. Nga Policia u tha se është rritë bashkëpunimi mes qytetarëve dhe policisë për raportim te rasteve ndërsa për të qenë sa më afër dhe për të ju lehtësuar mënyrën e raportimit ju mund te telefononi në numrat pa pagesë 192 dhe 092 pa pagës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …