KP F në Skenderaj mbajti mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

– Raporti Financiar i realizimit të buxhetit Komunal Janar-Shtator 2019, me nr. 04-052/01-0063362/19, i datës 14.10.2019, (Raporton Drejtori i Financave Kastriot Gashi).

– Propozim-Vendim për dhënien në diskutim publikë të Statutit të Komunës së Skenderajt, më nr. 11-110/01-0063397/19, me datë 14.10.2019, (Raporton Kryetari i Komisionit për Statut dhe Rregullore të Komunës së Skenderajt Ramiz Shala).

– Propozim-Vendim për shpalljen me Interes Publik për Komunën e Skenderajt, me nr. 05-463/01-0063391/19, i datës 14.10.2019, (Raporton Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Ramiz Shala).

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë rekomanduar për votim në mbledhjen e radhës të Asamblesë Komunale të Skenderajt që do të mbahet në fund të këtij muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit u mbajt takimi i rregullt koordinues me drejtorë dhe kryetarë të këshillave të shkollave

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi së bashku me drejtorin e DKA-së …