Në komunën e Ferizajt është bërë promovimi i librit “Ferizaj në dokumentet osmane 1873-1912”

“Ferizaj në dokumentet osmane 1873-1912” e autorëve Prof. Dr Ibrahim Gashi dhe  Ayten Ardel është promovuar sot në kuadër të aktiviteteve për shënimin e gjashtëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në komunën e Ferizajt. Në këtë promovim ka marrë pjesë shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliu, Albion Sherifi, i cili ka vlerësuar lart këtë promovim të librit. Ky libër i botuar do të shërbej, ndër të tjerash edhe si hapërim për shtigje të reja hulumtimi për studiuesit e rinj. Në këtë këndvështrim, për një kumtesë është paraqitur edhe profesori Skender Lutfiu. E nga ana tjetër profesoresha e historisë Majlinda Misini, ka folur mbi rëndësinë e këtyre artefakteve të sjellura në këtë libër. Me botimin e këtij libri do të hapën shumë tema, e shtigje të tjera interesimi nga studiuesit, që do ta kenë pikë referimi këtë libër. Për përvojën dhe kontributin e tij në këtë drejtim, ka folur edhe autori i librit Prof. Dr. Ibrahim Gashi. Gjatë promovimit të këtij libri u tha se historiografia jonë gjatë viteve e shekujve gjithmonë ka pasur vështirësitë e veta në hulumtim të fakteve historike, në mungesë të dokumenteve, dëshmive, literaturës së mirëfilltë me burimore të historisë, e sidomos kur kemi parasysh rrethanat e vështira nën okupime të ndryshme, për t’u qasur  në studime e burime të mirëfillta. Si pjesë e trojeve shqiptare, edhe Ferizaj gjithnjë ka qenë terren me interes nga studiuesit e hulumtuesit, e sidomos pas themelimit në vitin 1873, që si “sebep” i ndërtimit të qytetit, ishte bërë ndërtimi i hekurudhës.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …