Komuna e Ferizajt mbajti tryezën me temën “Trafikimi me qenie njerëzore”

Nën organizimin e Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë për Punë të Brendshme, me mbështetje nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, është mbajtur tryezë me temën “Trafikimi me qenie njerëzore”. Ky aktivitet i mbajtur në Ferizaj, është në kuadër të Fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, e cila do të zgjasë një muaj me aktivitete të ndryshme, me synim të ngritjes së vetëdijes së popullatës së gjerë lidhur me këtë fenomen. Gjatë fjalës së tyre, Koordinatori i KKSB-së Albion Sherifi dhe Zëvendës Ministri i MPB-së Blerim Gashani, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve relevante dhe qytetarët, për luftimin e kësaj dukurie negative. Po ashtu, u vlerësua lartë roli i Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi nëpër komuna për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …