Komuna e Junikut në bashkëpunim me shoqërinë civile, organizatat e dala nga lufta dhe bizneset lokale sot kanë paralajmëruar protestë gjithë popullore në ora 10:00 në mbrojtje të lumit Erenik dhe kundër devijimit të rrjedhes natyrale të tij. Protesta organizohet kundër vendimeve dhe veprimeve të paligjshme të Komunës së Gjakovës, KRU Gjakova dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për marrjen e Lumit Erenik. Nisja në mënyrë të organizuar bëhet nga qendra e Junikut, protesta do të mbahet në lokacionin ku po zhvillohen punimet. Ftoheni të merrni pjesë në mënyrë masovike në mbrojtje të së drejtës ligjore dhe natyrore., thuhet në mes tjerash në postimi të postuar në faqen zyrtare, të Komunës së Junikut.
Kontrolloni gjithashtu
Identifikohet i dyshuari për vjedhje të rëndë-sekuestrohet arma dhe disa fishekë
Më datë 28 Shtator 2024, në Stacionin Policor të Malishevës është raportuar një rast vjedhjeje …