Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka biseduar me kryetarin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka biseduar me kryetarin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e tij Marmaris. Kjo është takimi i parë për këtë vit midis Ramës dhe Erdogan, ndërkohë që gjatë 2018-ës ata kanë zhvilluar disa të tilla. Që kur erdhi në pushtet në 2013-ën, Qeveria e kryeministrit Rama ka thelluar bashkëpunimin me Turqinë, ndërkohë që marrëdhëniet miqësore Rama-Erdogan janë forcuar edhe më shumë. Ajo çka vihet re vitet e fundit është se takimet midis liderit shqiptar dhe atij turk janë zëvendësuar nga takime zyrtare në takime jo-zyrtare, ku në një pjesë të tyre nuk dihet se çfarë është diskutuar. Bazuar në kërkimet në faqen zyrtare të Kryeministrisë së Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar vizitë zyrtare në Turqi për herë të fundit në 29 qershor të 2016-ës. Në atë kohë, Rama u takua me të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore të Turqisë, përfshirë Erdoganin, si dhe zhvilloi konferencë për shtyp me homologun Binali Yıldırım. Ndërkohë që takime të shumta janë zhvilluar tre vitet e fundit midis Ramës dhe Erdogan, por ato kanë qenë jo-zyrtare dhe pa shumë detaje për temat që janë diskutuar. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …