Brickos

Në komunën e Rahovecit mbahet takimi i fundit për vitin 2023 me punonjësit e administratës

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi takoi punonjësit e administratës komunale, ku theksoi rëndësinë e respektimit të orarit të punës dhe përkushtimin e parezervë në kryerjen e shërbimeve për qytetarët. Kryetari Latifi theksoi se në vitin 2024 po hyjmë me një bilanc pozitiv. Është me interes të veçohen disa nga arritjet:

  1. Arritje e suksesshme në të hyra, me rreth 1.9 milion;

  2. Arritje të lartë në transparencë buxhetore;

  3. Arritje të lartë në performancë komunale;

  4. Arritje në sferën e investimeve publike;

  5. Arritje në menaxhim të buxhetit, ku deri sot kemi shpenzuar në total, mbi 97.2 % të buxhetit.

Në këtë takim, përveç vlerësimit dhe mirënjohjes për angazhimin në punë për vitin 2023, kryetari njëherit kërkoi që disiplina të jetë më e madhe në vitin vijues. Në fund, kryetari Latifi uroi të gjithë punonjësit për festat e fundvitit, duke iu dëshiruar të gjithëve mbarësi dhe shëndet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …