Zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu priti në takim përfaqësuesit e projektit “E ardhmja Kohesive”

Zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka pritur në takim përfaqësuesit e Institutit Edutask, Diana Lekaj drejtoresh, Arben Qirezi ekspert-përgjegjës për vlerësimin e nevojave të komunitetit dhe  Diellza Zejnullahu koordinatore e projektit. Qëllimi i këtij takimi ishte ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve që jetojnë në komunën e Vitisë. Ky takim është realizuar në kuadër të projektit tre vjeçar “E ardhmja Kohesive-Cohesive Futures”, i cili zbatohet nga konsorciumi me tri OJQ, Syri i Vizionit, Instituti Edutask dhe Ngo Aktiv. Ndryshe, ky projekt financohet nga GCERF (Global Community Engagement and Resilience Found). Projekti “E ardhmja kohesive”, ka për qëllim zhvillimin e komuniteteve të forta ndaj shtytësve të ekstremizmit dhe radikalizmit, duke promovuar kohezion social dhe duke ofruar mundësi për edukim dhe punësim në shtatë komuna të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …