KKSB: Malisheva vazhdon të mbetet njëra nga komunat më të sigurta në vend

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e Kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës dhe të fundit për këtë vit, ku është vlerësuar situata e sigurisë së përgjithshme në Malishevë si dhe është caktuar grupi i punës për hartimin e planit të punës për vitin 2024. “Bazuar në të dhënat e përgjithshme të organeve përgjegjëse të sigurisë, situata e sigurisë së përgjithshme në Malishevës, është vlerësuar e qetë dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate”, ka thënë kryetari Kastrati. Edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, në raportimin e tij, ka thënë se “në asnjë rast nuk është rrezikuar siguria e përgjithshme, si dhe policia ka qenë në nivel të detyrës, në kryerjen e obligimeve dhe e gjithë kjo situatë është rezultat i bashkëpunimit të mirë, jo vetëm me institucionet, por edhe me qytetarët”. Në fund të kësaj mbledhje, KKSB në Malishevë, doli me një konkluzion sa i përket situatës së sigurisë: Se nuk është regjistruar asnjë rast i incidenteve ndëretnike dhe në asnjë rast nuk është rrezikuar situata e sigurisë së përgjithshme. Gjithashtu, KKSB në Malishevë, doli edhe me një rekomandim për të gjithë qytetarët: që gjatë festimit të ndërrimit të moteve, të mos përdorin mjete piroteknike.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …