Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Amerikë, u prit në takim nga zëvendës -ekretarja e Mbrojtjes, Sasha Beker

Në vazhdim të vizitave që po zhvillon, ministri Maqedonci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot, në Departamentin e Mbrojtjes u prit nga Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes, Sasha Baker. Po ashtu, ai pati takime dhe me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje Ndërkombëtare të Sigurisë, Seleste Wallander, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Evropë dhe NATO, Lisa Saujer, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes. Në takim u diskutua për raportet bilaterale ushtarake, planin e tranzicionit, mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në aspektin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta si dhe konsultimet rreth planit bilateral të mbrojtjes që do të diskutohet në fillim të vitit 2024. Zëvendës Sekretarja Baker, shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e Kosovës për stabilitetin e regjionit të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen që Kosova po jep për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës kundër agresionit rus. Gjithashtu, në takim u ri konfirmua synimi i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes si dhe vazhdimin e koordinimit të përbashkët për të kontribuar për paqen dhe sigurinë në regjion dhe më gjerë. Vizitën në Departamentin e Mbrojtjes ministri Maqedonci e vazhdoi me takimin me Ndihmës Sekretarin e Ushtrisë së SHBA-së për blerje ushtarake, logjistikë dhe teknologji, Douglas Bush.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …