Në komunën e Rahovecit mbahet tryeza e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL Kosova

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Ali Morina, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit, z. Albnor Mullabazi, morën pjesë në tryezën e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL-Kosova në bashkëpunim me KDI-në, të cilët folën për premtimet publike të Kryetarit, z. Smajl Latifi, për zbatimin e projekteve mjedisore. Më tej, u diskutuan iniciativat e Komunës së Rahovecit përmes mekanizmave të saj në parandalimin e dukurisë së hedhjes së mbeturinave, aktivitetet e pastrimit të deponive ilegale, pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura, etj. Të ftuar në këtë tryezë ishin përfaqësues nga Policia e Kosovës, kompania e pastrimit “Ekoregjioni”, OJQ-të, klerikë fetar, ambientalistë, nxënës e qytetarë. Në fund, përfaqësuesit nga Komuna e Rahovecit bënë thirrje për raportim të rasteve kur shohin se po ndodh ndotje e mjedisit, për të cilat komuna përmes Drejtorisë për Punë Inspektuese dhe mekanizmave tjerë bashkëpunues, do të ndërmerr masa ndëshkimore për ndotësit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …