Në komunën e Rahovecit do të organizohen aktivitetet për nder të Epopesë së UÇK-së

Për nder të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në bashkëpunim me OVL e UÇK-së, dega në Rahovec, organizojnë aktivitetet të shumta sipas kësaj agjende:

– Me 5 Mars, në të gjitha shkollat e komunës së Rahovecit, ora e parë e mësimit i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

– Me 5 Mars, ora 14-00, mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës kushtuar Epopesë së UÇK-së.

– Me 6 Mars, nga ora 9:00- 10:00, ftohen qytetarët të bëjnë homazhe për dëshmorët dhe gjithë të rënët.

– Me 6 Mars, ora 10:00-10: 30, takim në Drenoc, e më pas, nisje në një marshim simbolik drejt Zatriqit.

– Me 7 Mars në orën 18:00, me rastin e Natës së Zjarreve, simbolikisht shënohet Nata e Zjarreve.

Kryetari Komunës së Rahovecit Smalj Latifi në bashkëpunim me OVL e UÇK-së, ftojnë qytetarët që të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të këtij viti jubilar (20 vjetorit) të Epopesë së UÇK-së.

Është obligim i yni që lufta jonë çlirimtare, dëshmorët dhe martirët e lirisë t’i përkujtojmë përjetësisht.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …