Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, vizitoi vendet që rrezikohen nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me Policinë dhe inspektorët Komunal, kanë parë nga afër sonte gjendjen në terren të krijuar pas reshjeve të shiut dhe kanë vizituar pikat kyçe që janë të rrezikuara nga vërshimet eventuale. Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së shpejt të borës, në territorin e Komunës së Klinës, është rritur niveli i ujit në lumenj dhe përroska. Nuk është raportuar për vërshime në objekte banimi. Gjendja më e rënde është te Guri i Zi, afër aksit rrugor Klinë-Gjakovë, ku hapësirat përreth objekteve hoteliere janë plot me ujë, por akoma nuk ka deportuar brenda. Kryetari Elezaj, në orët e vona të natës, pasi ka qenë në disa pika që janë të rrezikuara nga vërshimet, ka njoftuar se gjendja është nën kontroll dhe se ekipi komunal është në gjendje gatishmërie gjatë gjithë natës në rast të vërshimeve eventuale. “ Gjithçka është nën kontroll, ekipet komunale janë në terren gjatë tërë ditës dhe natës duke e monitoruar situatën”, ka njoftuar Elezaj. Prurjet e shumta të ujit kanë shkaktuar telashe në rrugë, sidomos në atë Klinë-Gjakovë, andaj kërkohet kujdes nga ngasësit e automjeteve. Sipas të dhënave të deritanishme, asnjë qytetar nuk është i rrezikuar, ndërsa ekipet komunale të emergjencave janë në gatishmëri të plotë. Tokat bujqësore në disa vende janë përmbytur nga uji.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …