Në Komunën e Suharekës filloj aksion i madh humanitar me moton “Shijo dhe Ndihmo!”

Të hënën në Komunën e Suharekës filloj aksion i madh humanitar me moton “Shijo dhe Ndihmo!”. Duke filluar nga ora 12:00 e deri në orën 22:00 në Sheshin “Fadil Vata” në Suharekë të gjithë qytetarët që duan të kontribuojnë për të ndihmuar të sëmurët nga sëmundja e shekullit-kanceri do të mund ta bëjnë duke blerë dhe shijuar verë të ngrohtë, çokollatë të ngrohtë, disa lloje të çajrave dhe pije të ndryshme.

Të gjitha mjetet nga shitja e këtyre produkteve do të shkojnë në Fondacionin “Arbër Ramadani”-për ndihmë të sëmurëve nga kanceri.

Sponsor: Agro Kosova Holding, Pavini dhe Golden Eagle.

Aksioni do të zgjasë deri më 31 dhjetor dhe do të jetë tradicional.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …