Në Krushë të Madhe filloi festivali AgroFesta

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, deputetë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, përfaqësues të institucioneve lokale, bujq, miq e bashkëpunëtorë, bënë hapjen zyrtare të festivalit të perimekulturës “AgroFesta 2024”. Ky festival që i dedikohet perimekulturës, është bërë shumë i rëndësishëm për të gjithë bujqit në Krushë të Madhe të Rahovecit, por edhe më gjerë, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të mërgimtarëve. Tashmë është e ditur gjerësisht se çfarë veprimtarie e rëndësishme është bujqësia në komunën e Rahovecit, prandaj jo rastësisht festivale të tilla gjejnë nikoqirllëk në këtë komunë. AgroFesta është bërë një prej mënyrave më të mira për ta promovuar kultivimin e perimtarisë, duke e konceptualizuar edhe dimensionin kulturor që e ka veprimtaria bujqësore në komunën e Rahovecit. Pra, bujqësia për rahovecasit, është kulturë dhe mënyrë jetese.

Mund të jetë një imazh i 9 persona

Kontrolloni gjithashtu

Në Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, të cilat nuk kanë qenë më parë të përfshira në sistem

Në fshatin Burojë po realizohen punimet për kyçjet individuale të shtëpive në rrjetin e ujësjellësit, …