Në Malishevë është mbajtur tryezë informuese, për të drejtën e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas

Në Malishevë është mbajtur tryezë diskutimi, (fushatë informuese), me theks të veçantë, për të drejtën e qytetarëve, për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas, e organizuar nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas me mbështetjen e programit të UNDP-së, dhe Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë. E drejta e qytetarëve për qasjes në drejtësi dhe ndihmë juridike falas, është një e drejtë e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Drejtori i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Ramadan Gashi, ka thënë: Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, veprimtarinë e saj e ushtron si institucion i pavarur dhe ofron shërbimet juridike falas sipas ligjit për Agjencinë e Ndihmës Juridike Falas. Pra Agjencia për ndihmë juridike falas është përgjegjëse për sigurimin e ndihmës juridike, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, në lëmit, Civile, penale, administrative dhe kundërvajtje, duke ju mundësuar qytetarëve qasje në drejtësi, sipas kritereve ligjore, përfundoi Gashi. Për këtë temë është diskutuar me synimin e promovimit të qasjes në drejtësi të qytetarëve në Komunën e Malishevës, identifikimin e sfidave dhe mangësive të mundshme të qasjes në drejtësi për qytetarët, si dhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim midis institucioneve me rëndësi të nivelit lokal, për të avancuar qasjen në drejtësi të qytetarëve të Komunës së Malishevës. Zyra Mobile për ofrimin e shërbimeve juridike falas- në Malishevë, gjendet me lokacion në objektin e Qendrës për Punë dhe Mirëqenies -Sociale në Malishevë. Zyrtari nga zyra mobile për ndihmë juridike falas, ka paraqitur disa statistika në Komunën e Malishevës, për kërkesat e qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë juridike falas, një ndihmë e cila ju është mundësuar pa shpenzime financiare. Pjesëmarrësit ishin të kënaqur me diskutimin e kësaj teme dhe shprehën rëndësinë që  ka Agjencia për Ndihmë Juridike falas, tani edhe në Komunën e Malishevës ku do t’u  ju ofron qytetarëve, shërbime juridike falas, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …