leoni

Në Malishevë po vazhdon realizimi i projekteve kapitale në rrugën e transitit dhe lumin Mirusha

Në Komunën e Malishevës, është duke u punuar intensivisht në realizimin e dy projekteve kapitale, me rëndësi të madhe për qytetin dhe komunën, rregullimi dhe ndërtimi i rrugës së transitit për qytetin dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha. Të dy këto projekte, kanë rëndësi jetike për qytetin e Malishevës. Punimet në realizimin e këtyre dy projekteve kapitale, i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për ekonomi dhe financa, Valon Mazreku, të cilët janë ndarë të kënaqur me punimet e deritanishme. Aktualisht, është duke u punuar në segmentin e tretë të rrugës së transitit dhe punimet janë duke shkuar sipas planifikimeve. Rruga e transitit, është rrugë tërësisht e re dhe paralelisht është duke u bërë hapja dhe krijimi i bazës së rrugës. Po ashtu edhe në lumin Mirusha që kalon përgjatë qytetit, janë duke vazhduar punimet në rregullimin e shtratit të lumit dhe sipas projektit, përveç shtratit të lumit, do të rregullohet edhe pjesa anësore përgjatë lumit, ku do të ketë shtigje për ecje në të dy anët e lumit. Rregullimi i shtratit të lumit, ka rëndësi të madhe në parandalimin e vërshimeve, që zakonisht shkakton lumi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …