Në Malishevë u mbajt konsultimi publik për rregulloren për përcaktimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për më pak se një vit

Është mbajtur konsultimi publik për draft rregulloren për përcaktimin e procedurave për dhënien në shfrytëzim për më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës së Malishevës. Kjo draft rregullore është hartuar nga komisioni të cilin e ka formuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ndërsa në emër të komisionit, këtë draft e ka prezantuar kryetari i komisionit, Bashkim Krasniqi. Fillimisht, kryetari i Komisionit, Krasniqi, e ka prezantuar rregulloren, sipas së cilës  janë përcaktuar kriteret dhe procedurat për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale, për më pak se një vit, si dhe se cilat prona mund të jepet në shfrytëzim. Pas prezantimit, është zhvilluar debat me pjesëmarrësit në këtë konsultim publik lidhur me draft rregulloren e cila përcakton procedurat dhe kriteret për dhënien në shfrytëzim për më pak se një vit, të pronës së paluajtshme komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …