Në mbledhjen e fillimjavës në Kaçanik diskutohet ecuria e implementimit të projekteve kapitale komunale

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, udhëhoqi mbledhjen e fillimjavës të ekzekutivit komunal, ku u diskutuan zhvillimet e ndryshme në secilën drejtori dhe sektor komunal.

Përveç tjerash, me theks të veçantë u diskutua ecuria e implementimit të projekteve kapitale komunale. U bë e ditur së tashmë është betonuar pllaka e parë e objektit për banim social në Kaçanik të Vjetër, ndërsa sipas planifikimit punët janë duke vazhduar edhe në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në këtë fshat, ndërsa së shpejti pritet të betonohet pllaka përfundimtare. Punimet janë duke vazhduar në projektet e infrastrukturës rrugore e disa nga ta, tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare. Është finalizuar projekti tek lagjet Kovaq-Topojan, në rrugën “ Hetem Hasaj” Gabrricë, si dhe në Lagjen Drashec. Punime në infrastrukturën rrugore janë duke vazhduar në rrugën “ Rrahman Vogliqi” dhe “Brahim Vogliqi” në fshatin Gërlicë, ku është duke u përgatitur traseja për shtresë asfalti, ndërsa në qytet janë duke u zhvilluar punimet në rrugën “Kjani Bela”. Në fshatin Stagovë janë duke vazhduar punimet në rrugën “Milaim Hysa”, ku është duke u bërë shtrimi i trasesë me shtresë zhavorri si dhe punimi në muret mbrojtëse. Në fshatin Biqec janë asfaltuar rrugët “Halit Gavazi”, “Fadil Bunjaku” dhe “Demir Fuga”. Punimet janë duke u zhvilluar edhe në dhjetëra projekte të tjera komunale si në rrugë, ujësjellës e kanalizim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …