Brickos

Në moshën 92-vjeçare ka ndërruar jetë prof. dr. Arben Puto

Në moshën 92-vjeçare ka ndërruar jetë prof. dr. Arben Puto

Ka ndërruar jetë prof. Arben Puto, akademik, njëri nga studiuesit e njohur të historisë së Shqipërisë dhe pedagog për shumë vite i lëndës së të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës. Prof. Puto u lind në prill 1924 në Gjirokastër dhe u shkollua në Liceun Francez të Korçës. Mësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë. Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër, pastaj në Tiranë. Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e “Tiranës”, sot gjimnazi “Qemal Stafa” më 1946. Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i përfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike. Me hapjen e Universitetit të Tiranës më 1957 punoi si pedagog deri më 1990. Ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Ishte autor i një serë veprash mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe i historisë së vendit kryesisht në periudhën nga Pavarësia deri në Luftën e Dytë Botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …