Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Kush po i gëzohet fitores së Donald Trumpit

Zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA ishin ndër më të ashprat në dekadat e fundit.c Arsyet janë nga më të ndryshmet,por një gjë ra në sy gjuha e ashpër e Donald Trampit i cili mes tjerash pati deklaruar se nëse humbë nuk do ta njohë rezultatin, ishte ky një deklarim  tejet shqetësues për shtetin më të fortë në Botë. Duhet cekur se edhe vetë partia Republikane e SHBA-ve kishte vërejtje ndaj Trampit e lëre më të tjerët. Por gara vazhdoi mes dy kandidatëve diametralisht  të kundërt mes veti Tramp me Zonjën Hillari Kllinton. Të gjitha sondazhet i jepnin një epërsi të Zonjës Klinton, natyrisht të gjithë Shqiptarët me gëzim e prisnin këtë fitore, dihet më të gëzuarit do ishin ata të Kosovës. Por tejet indikative ishte ndërhyrja e FBI-së mu në fund të fushatës kundër Znj.Klinton ,me gjasë kjo ishte kyqe…

Ndodhi ajo që pak kush e ka pritur, fitoi Trampi, sepse vota e popullit vendosi ashtu, nuk e kontestoi as kush. Edhe pse ishte një dush i ftohët për mbarë Botën demokratike, presidenti aktual Barak Obama si njëri ndër politikanët më autoritativ në Botë,ia uroi fitoren dhe e ftoi në Shtëpinë e Bardhë, po ashtu edhe Zonja Klinton ia uroi fitoren Trampit. Gjithçka shkonte mirë sa i përket anës institucionale,por jashtë kësaj gjithçka shkonte jo mirë me 1001 arsye të ndryshme. Brengosja më e madhe ishte kur presidenti Rus Putin ishte ndër të parët që ia uroi fitoren jashtë SHBA-ve, kurse më të zhgënjyerit ishin evropianët, por pati edhe do të ketë reagime nga mbarë masa demokratike intelektuale në SHBA,se sa do të jenë të suksesshme apo të ndryshojnë diq në këtë drejtim është vështirë të konkludohet.

Me të drejtë Europa e priti me skepsë zgjedhjen e Trampit si president i SHBA-ve, sepse edhe vetë nuk qëndron mirë në raportet e brendshme. Fillimisht problemi ishte me Greqinë pastaj edhe dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Bazuar në këto rrethana Europa është e pa aftë për tu përballur me Rusinë,e cila jashtëzakonisht është aktive në vitet e fundit në mbarë Botën.

Por pati edhe shumë të cilët iu gëzuan zgjedhjes së Trampit për president të SHBA-ve,kuptohët më i gëzuari ishte Putini me Rusinë,kurse këtij gëzimi iu bashkangjitën edhe presidenti serb i çetnikut Sheshel Nikoliqi si dhe serbët në veri të Kosovës.

Më të prekurit pa as një dyshim do të jenë shtetet e Ballkanit, ku dihet akoma më e goditura do jetë Kosova. Pra Kosova duhet të jetë përfundimisht shumë e vëmendshme, sepse jo gjithmonë SHBA-të dhe vendet tjera do jenë kujdestare e stabilitetit në Kosovë. Kurse një stabilitet politik me këtë garniturë politikanësh vështirë se do ndodhë në një të ardhme të afërt. Edhe Greqia po i tregon dhëmbët e ndryshkur ndaj Shqipërisë. Ku as viset tjera Shqiptare në ish republikat Jugosllave nuk qëndrojnë hiq më mirë. Emëruesi i përbashkët i tërë politikës Shqiptare nuk është Shteti, por pushteti. Edhe Mali i Zi nuk qëndron mirë kur dihet se kohë më parë ia kishin përgatitur puqin qarqet Serbo-Ruse, Bosnja gjithashtu është me probleme. Pra një tronditje e SHBA-ve mundë të shkaktojë shkëndija zjarri kudo në Botë. Se si do vete puna tutje: Dita e mirë shifet në mëngjes.

Nebi Rexhepi: Putini po tallet me botën si Hitleri para Luftës së Dytë Botërore

Hitleri në fund të viteve 30-ta, ishte aq superior në industrinë e armatimit sa që ishte pa konkurrencë në botë. Ai duke shfrytëzuar këtë epërsi filloi të paraqes rrezik për mbarë botën. Dhe deri sa ai i bënte përgatitjet e fundit për ta sulmuar fillimisht Evropën e pastaj edhe mbarë botën. Shtetet Evropiane heshtnin dhe as se si të koordinohën mes veti. Kjo në masë të madhe i ndihmonte Hitlerit. Sa i përket vdekjes së Hitlerit ajo është një mister i vërtetë.Më datën 7Nëntor  2016 në televizionin Anglez “Channel 5″, moderatori më i njohur në Botë Chris Tarrant, në emisionin e tij”Extreme Railway Journeys” Udhëtimet në Hekurudhat Ekstreme e viziton trenin dhe hekurudhën e vjetër në Patagoni të Argjentinës, ku si udhërrëfyes e kishte një argjentinas. Nga kjo madhështi i drejtohet argjentinasit të dijë dië më shumë për këtë tren: ai i përgjigjët duke i thënë se këtë linjë e ka shfrytëzuar edhe Hitleri. Kris Tarrant, si Hitleri,ai ishte vrarë në Berlin. Argjentinasi ia kthen: a e ka parë kush atë vrasje dhe atë varrim???!!!…(shih youtube).  Ky hezitim i shteteve Europiane do tu kushtoi shtrenjtë pikërisht atyre, sidomos Francës  Anglisë dhe Rusisë. Hitleri i pa penguar nga as kush e fillon sulmin ndaj Polonisë  dhe përsëri heshtje e këtyre shteteve. Reaguan vetëm kur i sulmoi edhe ato!.

Sot në të njëjtën mënyrë po sillet Putini mu si Hitleri, sepse Rusia disponon industri të armatimit nga ai i lehtë e deri te armatimi i rëndë, dhe për momentin së bashku me SHBA-të janë superfuqi në Botë, dhe çka është më e keqja dominon në botë me armatim konvencional  bërthamor, ku edhe po e shantazhon mbarë botën. Rusia pas rënies së komunizmit ishte pranë një falimentimi ekonomik dhe ushtarak. Kurse në ndihmë i del Europa, e ndihmon të mëkëmbët së pari  ekonomikisht. Dhe Rusia me të rimarrë vetën tregohet në skenën politike botërore. E bënë këtë pas vitit 2008 për mes Putinit i cili pengonte çdo iniciativë botërore lidhur me çështjen e Kosovës. Pikërisht këtu fillon avancimi politikë i Rusisë , e cila arriti koordinim edhe me Kinën,dhe gati të thuash e kanë  bllokuar KS të KB dhe  po e shtrin hapsirën e vet gjithandej shteteve diktatoriale myslimane si në Siri,Iran etj.

Kurse sa i përket SHBA-ve,pas rënies së komunizmit europian dhe dobësimit ekonomikë të Rusisë,me ç’rast mbeti të thuash superfuqi e vetme botërore si: në politikë, ekonomi,ushtri etj. I kishte të gjitha mundësit për një demokratizim mbarë botëror. Mirëpo për fat të keq nuk e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo u vërejt në rastin e ish Jugosllavisë. Fillimisht kasapi i Ballkanit, Millosheviqi në fund të viteve 80-ta kur ia suprimoi të gjitha të drejtat Kosovës,SHBA-të me në krye ish presidentin Republikan Xhorxh Bush i vjetri e kërcënonin duke i thënë: mos e shkel vijën e kuqe. Pas këtij kërcënimi Millosheviqi e ndërron strategjinë e tij gjakatare, duke kaluar në ofensivë diblomatike Serbe. Një gjë duhët të cekët qartë se Serbia gjatë asaj kohe dhe më parë më shumë ka pas aleatë nga Perëndimi  se sa nga Rusia, si Anglia, Franca, Italia, Greqia etj. Por diplomacia serbe nuk qëndronte hiq më keq edhe lindjen e mesme nga shtetet arabe si Iraku,Irani, Libia, Siria etj. Millosheviqi së bashku me Sadam Hyseinin e Irakut e provokojnë SHBA-të për ta zhvendosur vëmendjen nga ish Jugosllavia. SHBA-të bijnë në këtë provokim dhe së bashku me aleatin e vetë më të ngushtë Anglinë e sulmojnë Irakun me aksionin e njohur: “rrufeja e shkretëtirës”.

Dhe deri sa SHBA-të dhe Anglia u angazhuan në Irak, Millosheviqi “komod”fillon me shkatërrimin e ish Jugosllavisë duke shkaktuar gjenocid para syve të Botës, ndaj popullatës së pafajshme të Kroacisë,Bosnës dhe Kosovës. Dhe deri sa ai fillonte së shkatërruari fillimisht nga Sllovenia,SHBA-të dhe Europa Perëndimore,bënë gabim Kardinal kur përpiqeshin për ruajtjen e ish Jugosllavisë. Dhe më skandalozja ishte kur në Dejton  për herë të parë në histori  e shpërblejnë  agresorin serb në Bosnjë,të cilët e përbëjnë 30% të popullatës dhe i dhanë 49% territor me emrin Republika Serbe e Bosnjës e cila vetëm formalisht është në Bosnjë. Gabimi i radhës ishte me Kosovën ku dyert në KS të KB ishin të hapura në vendë që ti ndihmojnë për Pavarësi përfundimtare,i shkojnë zvarrë, ku e larguan Serbinë pa idhënë Kosovës statusin.

Kjo zvarritje e SHBA-ve dhe Europës Perëndimore Kosovës do ti kushtoi shtrenjët. Këtu duhet thënë qartë të gjithë historianëve, politikanëve, analistëve e gjithë të tjerëve se Shqiptarët më keq kanë pësuar nga perëndimi se lindja. Kjo mundë të argumentohet me Kongresin e Berlinit pastaj me Konferencën e Londrës,Parisit etj. Këto vende dihen në cilën pjesë janë…

Dhe vie viti 2008 kur Kosova pretendonte të pranohej si anëtare në KS të KB, dhe këtu dalin në pah të gjitha dështimet si të faktorit të jashtëm ashtu edhe atij të brendshëm, ku i vetmi që i dinte këto gabime ishte Simboli i Kombit Adem Demaçi. Rusia me në krye Putinin do të pengojë çdo iniciativë për Kosovën. Tashti Kosovës i del armiku Ruso-sllavë me Putinin, i cili hapur del në përkrahje të Serbisë. Me ç’rast nga këtu fillon një konfrontim Rusisë me Vlladimir Putinin dhe mbarë Botën e gjerë.

Kriza më e madhe botërore filloi kur Lindja e mesme filloi të demokratizohej si Maroku, Tunisi, Libia,Egjipti etj. I erdhi radha edhe Sirisë mirëpo këtu fillon seperacioni i vërtetë politikë në tërë Botën. Në njërën anë diktatori dhe tash pa as një dyshim krye krimineli i Sirisë, Bashar al Asadi me Putinin,dhe në anën tjetër Europa e çakorduar dhe SHBA-ja. Bashar al Asadi i Sirisë për të mbetur në pushtet thërret në ndihmë Ruso-sllavët, dhe këta pa asnjë hezitim i dalin në ndihmë. Ruso-sllavët janë të njohur për vrasje të grave dhe fëmijëve sepse janë të pa shpirt, dhe po e dëshmojnë këtë në popullsinë e pa fajshme të Sirisë. Dhe përsëri SHBA-të dhe Europa heshtin. Putini duke e parë këtë neglizhencë të tyre për veç vrasjeve që bënte ndaj popullatës civile filloi edhe të provokoi e nisi me disa shtete të cilat heshtnin për ta vazhduar me Turqinë. Mirëpo aleati më i rëndësishëm i NATOS në këtë pjesë të Europes nuk e duroi Putinin dhe ia rrëzon një aeroplanë luftarakë ku humbë jetën edhe piloti Rusë. Dhe kur pritej një përkrahje nga SHBA-të dhe Europa, ndodhi ajo që as kush nuk e ka pritur heshtje dhe as një fjalë përkrahjeje. Tashi Putinit veç sa po i hapen dyert  drejt një rruge që vetëm ai e di? Putini duke i shfrytëzuar këto heshtja të pa kuptimta të Perëndimit ai fillon me provokime të reja. Javë më parë disa anije luftarake Ruse kalojnë për mes kanalit të La Manshit ku para hundëve të Anglisë dhe Francës kalojnë në Detin Mesdhe. Përsëri Kosova faktor Botëror e vetmja Spanja nga Europa Perëndimore nuk e ka njohur Kosovën tashi e tregoi veten edhe pro Rusisë, ku anijet luftarake Ruse kur vijnë nga Kanali mes Francës dhe Anglisë, i furnizon me naftë dhe gjëra të tjera. Këto shtete në vend që ta kundërshtojnë Rusinë ato e kritikonin Spanjën. Mirëpo Putini as që e ka ndërmend të ndalët, me të kaluar anijet luftarake në Detin Mesdhe,ajo ka nisur edhe anijet luftarake nëndetëse të cilat po kalojnë për mes Irlandës Veriore.

Rusia me këto anije luftarake dhe nën detëse dalë ngadalë po e futë nën kontrollë pikën më strategjike Botërore Detin Mesdhe. Duke filluar nga ngushtica e Gjibraltarit ku ka marrëdhënie të mira me Spanjën, Franca është indiferente, me Italinë ka raporte të mira(kur jemi te Italia duhet kujtuar rastin e Kosovës, e cila në fillim nuk donte ti lëshonte aeroportet e veta për bombardimin e Serbisë),me Greqinë tradicionalisht janë të lidhur ngushtë për shkak të fesë Ortodokse. Dhe iu ka afruar Sirisë.  Nga kjo rezultonë se Putini mirë i ka bërë llogaritë Gjeo-Politike dhe ushtarake,dhe po paraqet kërcnim serioz mu si Hitleri para luftës së Dytë Botërore.

Dhe turpi i Botës me fitoren e Donald Trampit, Putini ishte ndër të parët që e uroi. Botës nuk po i këndohet këngë e mirë. Tashti në Botë kemi këtë pasqyrë SHBA-të e morën një rrugë pa krye, Europa e përçarë si nuk ka ku shkon më keq, lindja e mesme si vatër e të gjitha krizave. Dhe Rusia po e shtrinë dominimin e vetë sikur u cekë më lartë, ku po ia afrohet Ballkanit si vatër baroti. Ka marrëdhënie të ngushta me Serbinë. Serbia si gjithmonë hanë me dy lugë ekonomikisht me Europë ushtarakisht me Rusi. Ku më së keqi po bëhët për Bosnjën,Malin e Zi dhe Kosovën. Putini dhe Bashar Al Asadi po paraqesin pamje mjaftë shqetësuese. Dhe këtu duhët cekur ish shkrimtarin, poetin, novelistin, eseistin etj me famë botërore Xhorxh Orwell(George Orwel) i cili para krizave botërore u drejtohej politikanëve me slloganin politikë: “Lufta është Paqë” “Liria është Skllavëri” dhe “Injoranca është Drejtësi”(“The war is Peace” “Freedom is Slavery” “Ignorance is Straight”)…

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Organizatat kryesore atdhetare në Kosovë nga LNDSH-ja, LRBSH-ja, OMLK-ja, LPK-ja, PKMLSHJ e të tjera

Përpjekjet e disa individëve, ish të burgosurve dhe e ishave të tjerë, me qëllim  për …